Itali/ Autobusi përplaset me disa mjete, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Italinë këtë të diel, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë.

Sipas mediave italiane, në aksident janë përfshirë një autobus, një kamper dhe tre automjete. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë shtetërore në kufirin mes rajoneve Lazio dhe Umbria.

Shërbimi i urgjencës bëri të ditur se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter drejt spitaleve, ndërsa 24 persona të tjerë, me lëndime të lehta dhe të moderuara, janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë forcat e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia, të cilat kanë zhvilluar operacionet e shpëtimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Maliq/ Banorët protestojnë kundër Reformën Territoriale

Banorë dhe përfaqësues të opozitës protestuan këtë të diel...

Bie zjarr i madh në Gurshpatë të Librazhdit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin...

Kaos në kufirin Kroaci-Mal të Zi, kolonë makinash prej 20 kilometrash

Kaos i madh është raportuar në jug të Kroacisë, përgjatë rrugës që të çon drejt kufirit me Malin e Zi, ku mijëra udhëtarë janë mbërthyer në kolona të gjata kilometrike. Vija e automjeteve në Çilip ka tejkaluar 20 kilometra, ndërsa pritja në pikat kufitare Debeli Brijeg dhe Konfin është zgjatur deri në 10 orë. Në […]