Greqi/ Përplasen dy helikopterë zjarrfikës gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, katër të lënduar

Publikuar me datë:

Dy helikopterë zjarrfikës u përplasën në ajër gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në zonën e Psathas, Greqi.

Informacionet fillestare tregojnë se helikopterët ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës për të marrë pjesë në operacionet kundër zjarrit. Nga përplasja, dy persona pësuan dëmtime të lehta, ndërsa dy të tjerë u transportuan pa ndjenja drejt Spitalit të Përgjithshëm të Aviacionit 251.

Në bord të të dy helikopterëve ndodheshin pilotë me origjinë rumune dhe koordinatorë grekë. Mjetet ajrore ishin marrë me qira nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe secili kishte dy anëtarë ekuipazhi.

Menjëherë pas aksidentit, katër autoambulanca të EKAB-it dhe një njësi mjekësore e lëvizshme mbërritën në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Njëkohësisht, autoritetet kanë hapur hetime për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related