Velipojë/ Muzika tejkaloi kufijtë e lejuar, pronarja e lokalit ndëshkohet me 200 mijë lekë gjobë

Publikuar me datë:

DVP Shkodër/Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave dhe zbatimin e orarit të aktiviteteve me muzikë.

Ndëshkohet 1 pronare lokali me masë administrative 200 000 lekë të rinj, pasi në lokalin që administronte, në Velipojë, gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar, gjatë mbrëmjes.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, kanë vijuar kontrollet në terren, bazuar edhe në ankesat e qytetarëve.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Nga matjet e realizuara sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, është konstatuar muzikë mbi nivelin e lejuar në 1 lokal në Velipojë.

Për këtë shkelje, administratorja e këtij lokali, shtetasja E. Gj., 23 vjeçe, u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për gjenerimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Gjithashtu, vijon intensivisht zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët.

🛑 Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112 📞, duke iu garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

#PoliciaeShkodrës🚔 #SezoniTuristik2026☀️ #QetësiDheSiguri🤝 #RespektoLigjin🔇 #NëShërbimTëQytetarëve👮👮

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related