Kaos trafiku në hyrje të Shkodrës, kolona deri në 2 kilometra drejt Tiranës

Publikuar me datë:

Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë stresin e trafikut rrugor në hyrje të Shkodrës.

Në këtë të diel, i gjithë aksi nga rrethrrotulli tek xhamia e Medresesë deri pas urës së Bunës, në një gjatësi prej afro 2 km, automjetet janë në radhë të gjata për të dalë nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Tiranës.

Deri në orët e pasdites, ky aks qëndron me një trafik të dendur. Kjo situatë ka nisur që nga ditët e fundit të korrikut dhe do të vijojë përgjatë gjithë muajit gusht.

Punimet në hyrje të Shkodrës nuk kanë përfunduar ende për ndërtimin e urës së re të Bahçallekut. Një investim ky që ende nuk ka siguri nëse do të eleminojë këtë trafik kaq të dendur në një gjatësi prej afro 2 km.

E vetmja mundësi për të shmangur pritjet e gjata në hyrjen e Shkodrës është udhëtimi në orët e para të mëngjesit ose pasdite vonë kur kjo rrugë lirohet nga automjetet.

Rikthimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë kryesisht krijon këtë trafik por një ndikim kanë edhe shqiptarët e Kosovës dhe turistët e huaj duke bërë që ai aks rrugor të mos e përballojë gjithë atë fluks automjetesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...