Detajet – Zhduken dy motoristë në Majën e Jezercës, në kërkim policia dhe ekipet e shpëtimit nga Shqipëria e Kosova

Dy motoristë aventurierë janë raportuar të zhdukur në zonën e Majës së Jezercës, duke vënë në lëvizje një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.

Pas njoftimit për humbjen e kontaktit me ta, në terren janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit, të cilat po zhvillojnë kërkime në një nga zonat më të vështira të Alpeve Shqiptare.

Në mbështetje të operacionit është mobilizuar edhe Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Sipas njoftimit të shoqatës, ekipet e saj ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht në aksionin e kërkimit dhe orientimit për lokalizimin e dy motoristëve.

Kërkimet po zhvillohen në kushte të vështira për shkak të relievit malor të zonës së Jezercës, ndërsa autoritetet shpresojnë që dy motoristët të gjenden sa më shpejt dhe të kthehen të sigurt.

Operacioni vijon, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare për ecurinë e kërkimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe