GENER 2 pas vendimit të GJKKO: “Nuk lidhet me ligjshmërinë e projektit ‘Blue Borgo’

Publikuar me datë:

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kompania ndërtuese GENER 2, e cila po zhvillon projektin turistik “Blue Borgo” në zonën e Rrjollit, ka reaguar duke sqaruar pozicionin e saj mbi këtë çështje.

Në një deklaratë publike, përfaqësuesit e GENER 2 nënvizojnë se vendimi i gjykatës i referohet vetëm akuzës penale për shpifje dhe nuk përbën asnjë gjykim mbi ligjshmërinë e projektit “Blue Borgo”, si dhe nuk është një miratim apo kundërshtim i pretendimeve të bëra ndaj projektit.

Siç sqaron kompania, projekti “Blue Borgo” është konceptuar dhe zbatuar duke respektuar në çdo hap legjislacionin shqiptar, ndërsa janë siguruar të gjitha lejet, miratimet, autorizimet dhe dokumentet e pronësisë të lëshuara nga institucionet përkatëse. GENER 2 thekson se ky vendim nuk është përfundimtar, pasi procesi gjyqësor do të vazhdojë në instancat më të larta të drejtësisë.

Gjithashtu, në deklaratë shprehet angazhimi i kompanisë për të mbrojtur me çdo mjet ligjor integritetin dhe reputacionin e saj.

Reagimi i plotë i GENER 2:

Në lidhje me vendimin e dhënë dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në çështjen penale për akuzën e shpifjes, dëshirojmë të sqarojmë publikun se:

Vendimi trajton ekskluzivisht përgjegjësinë penale për veprën e shpifjes. Ai nuk përbën një vlerësim gjyqësor mbi ligjshmërinë e projektit “Blue Borgo” dhe nuk konfirmon vërtetësinë e pretendimeve të bëra publikisht ndaj tij.

Projekti “Blue Borgo” është zhvilluar në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe disponon të gjitha lejet, autorizimet, miratimet dhe dokumentacionin e pronësisë të lëshuara nga institucionet kompetente. Ligjshmëria e projektit buron nga këto akte zyrtare dhe jo nga deklarata apo interpretime politike.

Për rrjedhojë, çdo interpretim që e paraqet vendimin e djeshëm si konfirmim të akuzave ndaj projektit është i pabazuar dhe krijon një perceptim të pasaktë për publikun.

Ky vendim nuk është përfundimtar dhe procesi gjyqësor vijon në shkallët e tjera të gjyqësorit.

GENER 2 do të vazhdojë të mbrojë reputacionin dhe integritetin e kompanisë me të gjitha mjetet që parashikon ligji, duke mbetur e përkushtuar ndaj respektimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ahmetaj: ‘Janë 3 orë përgjime. Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të...

Të brendshmet e Brigitte Bardot dalin në ankand, revoltohet bashkëshorti

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një ankandi që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit. Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze do të dalin në ankand në Paris, një vendim që Bernard d’Ormal e ka kundërshtuar publikisht, duke […]

Ahmetaj: Nuk kanë guxim të prekin Ballukun. Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur...