Bardhi: Tigrat e Belindës prodhojnë energji 6 herë më shtrenjtë se tregu! SPAK të ndjekë paranë

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka rikthyer në vëmendje çështjen e kontratave për anijet lundruese të prodhimit të energjisë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” në Vlorë, duke e cilësuar atë si një nga aferat më të mëdha korruptive që, sipas tij, prodhojnë energji me çmime 6 herë më shtrenjtë se tregu.

Bardhi thekson se më shumë se një vit më parë ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme dokumentacion që, sipas tij, implikon drejtpërdrejt ish.zëvendëskryeministren Belinda Balluku në procedurat e tenderimit dhe zbatimit të projektit.

Sipas Bardhit, në dosjen e dorëzuar në SPAK pretendohet se kushtet e tenderit janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të favorizonin një fitues të paracaktuar, si edhe kjo kompani fituese, sipas tij, nuk i zotëronte anijet as në momentin e shpalljes së tenderit dhe as në shpalljen e fituesit.

Po ashtu, ai thekson se energjia e prodhuar nga këto anije, sipas tij, rezulton shumë më e shtrenjtë se çmimi i tregut.

“Një investigim i emisionit “Piranjat” ka sjellë së fundi të dhëna tronditëse: prodhimi i energjisë nga Tigrat është deri 6 herë më i shtrenjtë se tregu. Të dhënat tregojnë se energjia e prodhuar nga anijet lundruese ka një kosto prej 675 €/MWh, ndërsa çmimi i tregut është vetëm 111 €/MWh”, shkruan ai.

Ai i ka bërë thirrje SPAK “të ndjek paranë”, për të zbardhur procedurat dhe zbatimin e projektit.

“Prandaj thirrja ime për SPAK-un është vetëm një: Ndiq paranë. Aty është përgjigjja pse Tigrat e Belindës prodhojnë energji deri 6 herë më të shtrenjtë se tregu”, përfundon deputeti demokrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]