Gjakovë/ Gjendet e pajetë një grua, nisin hetimet

Publikuar me datë:

Një grua, e cila dyshohet të jetë rreth 50 vjeç, është gjetur pa jetë pranë Urës së Fshajt në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar zbulimin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet përkatëse për të kryer veprimet fillestare hetimore. Autoritetet po presin ekipin e mjekësisë ligjore që do të realizojë ekzaminimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Sipas informatave të para, nga këqyrja sipërfaqësore e trupit nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Identiteti i të ndjerës ende nuk është zbuluar, ndërkohë që rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta.

Pritet që pas ekzaminimeve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe hetimeve të sektorit rajonal të vijnë të dhëna të reja që mund të ndriçojnë plotësisht rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Brazili nis hetim ndaj djalit të Presidentit Lula

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Brazilit ka...

Sulm i ri rus në portin e Odesës, u goditën objekte dhe një anije

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se forcat e...

Vllaznia mposht Burrelin 4-0 në miqësoren e zhvilluar në “Loro Boriçi”

Vllaznia ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Burrelit në...

Memaliaj proteston kundër Reformës Territoriale: Nuk bashkohemi me Tepelenën

Banorët e Memaliajt kanë organizuar një protestë kundër planit...