Kukës/ Zjarr në Malzi, era favorizon përhapjen e flakëve

Publikuar me datë:

Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë zonën pyjore të njësisë administrative Malzi, në territorin e bashkisë Kukës.

Vatra është shfaqur vetëm disa kilometra larg Tunelit të Kalimashit. Në drejtim të saj janë mobilizuar forcat zjarrfikëse, ekipet e Agjencisë së Mbrojtjes Civile si dhe banorë të komunitetit lokal.

Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të kushteve të motit, ku temperaturat e larta dhe era e fuqishme e bëjnë më të vështirë menaxhimin. Zona ku ka rënë zjarri karakterizohet nga vegetacion i dendur dhe shkurre të shumta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related