
Pamjet e mbërritura këtë mbrëmje nga zona e Zdrales në Shkodër tregojnë një situatë shqetësuese me mbeturinat, të cilat janë grumbulluar pranë koshave dhe në hapësirat përreth.
Banorët shprehen të indinjuar për gjendjen, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shërbimet përgjegjëse për pastrimin e zonës, pasi temperaturat e larta dhe mbetjet e pambledhura po krijojnë ndotje dhe erë të rëndë.
Pamjet janë regjistruar rreth orës 19:50.

