Aksidenti në Shkodër – Kamioni përplas kalimtarin, humb jetën 78 vjeçari

Publikuar me datë:

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor  në lagjen “Liria”, të Shkodrës.

Ka qenë ora 16:00 kur një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Haki Bajrami, 78 vjeç.

Viktima, është gjetur pa ndjenja nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. 

Në vendngjarje kanë mbetur vetëm disa monedha, që i përkisnin viktimës dhe njëra prej këpucëve, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...