“O bolo”, muzikë e festë pas hekurave, shihni ç’bëhet në qelitë e të burgosurve VIP

Publikuar me datë:

Një atmosferë e mbushur me alegri e energji që vjen jo nga një shtëpi, sallë festash apo klub, por nga një qeli burgu. Pamje të paprecedenta që vijnë nga burgu i Durrësit ku janë disa prej emrave më të njohur prej drejtësisë shqiptare dhe që do duhet të ishin në regjim të rreptë sigurie, por me sa duket fama jashtë në dritën e diellit, vijon edhe brenda 4 mureve të burgut duke iu siguruar një qëndrim me 5 yje pas hekurave.

E kush i sheh këto pamje, mendon se nuk qenka aq keq në burgje. Siç shihet nga video e siguruar dhe publikuar nga “Ma shqip”, të burgosur si Lul Berisha apo Fehmi Mziu, Astrit Avdulaj, Islam Kasa etj. janë të lirë të festojnë në burg me alkool, muzikë, televizor dhe aheng siç u do zemra. Mes tyre duket dhe një i dënuar në moshë shumë të re. E me sa duket shprehja “burgu për burra është” ka marrë një tjetër dimension.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...