Ra që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

Publikuar me datë:

Antoni Xhoshua kaloi një provë të vështirë ndaj Kristian Prengës, por trajneri i tij, Iegor Golub, beson se kjo përvojë ishte një mësim i rëndësishëm për sfidat e ardhshme. Joshua u rrëzua brenda 20 sekondave të para dhe u vu nën presion të madh në raundin e parë, përpara se të rikthehej dhe ta mbyllte duelin me nokaut në raundin e dytë. Golub pranoi se momentet pas rrëzimit ishin ndër më të vështirat për të: “Pashë orën dhe kishin mbetur 2 minuta e 36 sekonda. Ishin ndoshta dy minutat e gjysmë më të gjata të jetës sime”. Trajneri theksoi karakterin e Xhoshuas:

“Ai u përmblodh, tregoi karakter dhe e përballoi stuhinë. Një kampion nuk përcaktohet nga gabimet, por nga mënyra se si reagon ndaj tyre”. Duke iu referuar sfidës së mundshme me Tajson Furin, Golub paralajmëroi:

“Përpara nesh është një ‘peshk shumë i madh’ që nuk fal asnjë gabim. Por as Antoni nuk fal asnjë gabim”. Sipas tij, fuqia e Xhoshuas mbetet një armë e jashtëzakonshme: “Fuqia në duart e tij është e pabesueshme dhe çdo ditë punojmë që kjo armë të jetë sa më e mprehtë”.

Me një përballje të mundshme ndaj Furit në horizont, Xhoshua duhet të tregojë më shumë përqendrim, pasi në një gabim i vetëm mund të ndryshojë gjithçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Euro bie sërish, kursi me Lekun prek minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek po karakterizohet nga presione të...

Ndarja territoriale, Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë elektorale!

Ish-deputeti Arben Malaj ka reaguar ndaj propozimit të Partisë...

Kalaja: Bashkia e Krujës diskriminon banorët! Lagja e Mazhës së Madhe pa asfalt

Aulon Kalaja ka ngritur shqetësimin e banorëve të një...

Emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Jola Hysa

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysa është emëruar si Drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Hysaj zëvëndëson në detyrë, Zana Çelën. Hysa u largua në mars të këtij viti nga Partia Demokratike pas më shumë se dy dekadash angazhim politik. Në postimin ku njoftonte largimin e saj nga PD, Hysa […]