Ndarja territoriale, Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë elektorale!

Publikuar me datë:

Ish-deputeti Arben Malaj ka reaguar ndaj propozimit të Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë jo si një reformë të mirëfilltë, por si një rishikim të hartës territoriale të diktuar nga interesa elektorale.

Në një postim në rrjete sociale, Malaj u shpreh se propozimi nuk synon forcimin e pushtetit vendor, por përfaqëson, sipas tij, një “zaptim” të kompetencave dhe një centralizim të mëtejshëm të vendimmarrjes.

Sipas Malajt, një reformë e mirëfilltë territoriale duhet të rrisë kompetencat dhe burimet financiare të pushtetit vendor, t’i afrojë vendimmarrjet pranë qytetarëve dhe të garantojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve lokalë.

Ai argumenton se propozimi i socialistëve shkon në drejtimin e kundërt, duke përqendruar kompetencat dhe investimet në nivel qendror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbyllet shkolla në Muriqan, fëmijët nisin vitin e ri pa klasa

Në ditën kur mijëra nxënës në të gjithë vendin...

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]