Monika Kryemadhi deklaroi se dosja e saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta është një histori që nuk ka pasur qëllim zbulimin e të vërtetës, por eliminimin politik.
Në përfundim të seancës së sotme, Kryemadhi u ndal për mediat, ku foli edhe për mesazhet që ka shkëmbyer me Edi Ramën, që janë edhe pjesë të dosjes hetimore. Kryemadhi u pyet nëse Ilir Meta u bë xheloz për Edi Ramën, pasi ky i fundit në një moment e ka quajtur atë “zemër”. Ish deputetja tha “shumë veta i thonë zemër”, ndërsa theksoi se Edi Rama do jetë dëshmitar në dosjen e saj.
Kryemadhi: Mënyra si është ngritur e gjithë përralla e çështjes Meta-Kryemadhi është një histori që nuk ka pasur si qëllim zbulimin e të vërtetës, as luftën kundër korrupsionit, por ka pasur linçimin dhe eliminimin politik.
Ju lexuat mesazhet me Ramën, ku ai në një moment ju quan “zemër”, mendoni se është bërë xheloz ish bashkëshorti juaj?
Kryemadhi: Po le të bëhet me motra, sa veta më thonë “zemra” mua ca problemi ka. Ashtu të më thonë të gjithë zemra.
Pse e kërkoni Ramën për dëshmitar?
Kryemadhi: Po e kam zemër…Problemet e mia me Edi Ramën vazhdojnë edhe te ligji i minierave. Kështu që “zemra” ime do vijë dëshmitar te gjyqi im.

