Dyshime/ Çfarë e shkaktoi zjarrin në Shkodër? Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një zjarr i përmasave të mëdha i mori jetën një 24-vjeçareje dhe dy fëmijëve të saj të mitur.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në vendngjarje janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe me benzinë, ndërsa dyshohet se gjatë përfshirjes së banesës nga flakët ka pasur edhe shpërthime.

Paraprakisht dyshohet se 24-vjeçarja ka ndezur bombolën e gazit për të gatuar, dhe kjo e fundit ka shpërthyer duke ju marrë jetën. Zjarri është përhapur masivisht dyshohet edhe nga prania e një shishe me benzinë që ndodhej brenda banesës.

Viktimat janë identifikuar si Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj, të moshës 1 vjeç e gjysëm dhe 3 vjeç, të cilët nuk arritën të dilnin nga banesa e përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte kthyer së fundmi nga Gjermania së bashku me fëmijët dhe kishte shkuar në banesën e vjetër të familjes në fshatin Domen.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse u vështirësua nga terreni i thyer, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës kryesore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kryemadhi: Ramën e kam “zemër”, do vijë si dëshmitar në gjyqin tim

Monika Kryemadhi deklaroi se dosja e saj dhe ish-bashkëshortit,...

Durrës/ Sherr mes të rinjve, njëri prej tyre përfundon në spital

Një konflikt i cili ka eskaluar në dhunë fizike...

Tiranë/ Goditi me grusht eprorin që kërkoi ta transferonte, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake

Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është arrestuar...

Lala: Çfarë fshihet pas fluturimit mbi impiantin bërthamor të Beqirit?

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur...