Lala: Çfarë fshihet pas fluturimit mbi impiantin bërthamor të Beqirit?

Publikuar me datë:

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas saj, arrestimi ndodhi pas një incidenti të pazakontë, teksa Beqiri po fluturonte me një avion civil mbi një impiant bërthamor.

Ajo tha se autoritetet franceze konstatuan se avioni po fluturonte në një kuotë shumë më të ulët nga sa lejohet, në një zonë me siguri të lartë, ku po zhvillohet një projekt bërthamor. Kjo bëri që forcat ajrore ta shoqëronin avionin dhe të kërkonin shpjegime nga piloti.

Sipas gazetares, Beqiri u justifikua duke thënë se ulja e lartësisë kishte ndodhur pa qëllim, pasi në atë moment ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Megjithatë, ky shpjegim nuk bindi autoritetet, të cilat gjatë verifikimeve zbuluan se ai ishte një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Lala shtoi se në avion janë gjetur edhe disa pajisje GPS, çka, sipas saj, ka ngritur dyshime se lëvizjet mund të kenë qenë të planifikuara. Ajo theksoi se deri tani nuk ka informacion nëse autoritetet franceze po hetojnë edhe pista të tjera, përfshirë mundësinë e një hetimi për spiunazh.

“Arrestimi një ndër lajmet më të mira për SPAK pasi ky bzinesmen është një nga krerët e grupit kriminal që vepronte kundër AKSHI-t. Bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur në Pendi mbi një central bërthamor, ku rojat kanë kuptuar se ky avion po lëvixte në një kuotë jo në përputhje me rregullat, pasi po punohet për një projekt të ri bërthamor.

Forcat ajrore e kanë shoqëruar akëtë avion civil për të mësuar arsyet se përse po lëvizte në një kuotë më të ulët seç e parashikonte ligji. Ai ka dhënë disa përgjigje që kanë ngritur dyshime të forta. Ai ka deklaruar se ishte duke folur në celular me nënën e tij ndaj ka qenë ulje e paqëllimtë, duke qenë se bëhet fjalë për një central bërthamor, autoritetet kanë shkuar më tej dhe kanë zbuluar se ai është një i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare.

Kishte me vete dhe disa GPS dhe kjo tregon se po bënte lëvizje të planifikuara ndoshta të drejtuar edhe nga persona të tjerë.

Nuk ka ende infromacion për prokurorinë nëse janë gjendur sende të paligjshme dh s’dihet nëse po hetohet në Francë për spiunazh.

A mund të ketë qenë Beqiri duke transportuar paratë e korrupsionit të AKSHI-t?

Arrestimi i tij është një lajm shumë i mirë. Ermal Beqiri u bë shumë i famshëm për ekspertimin e videos së Metës, në vjedhjen e të dhënave, më pas ka marrë pjesën më të madhe të luanit për tenderat e AKSHI-t.

Policia e Shtetit ka konfimruar se ai do të dalë para gjykatës dhe më pas në varësi të rrethanave do të paraqitet kërkesa për ekstradim. Rezulton se autoritetet franceze kanë kërkuar që të mos rportohej arrestimi i Ermal Beqirit. Mund të gjenden të dhëna për vepra të rënda penale dhe për momentin është në qeli për llogari të autoriteteve shqiptare.

Përllogariten 80 mijë euro tendera, në kohën që ka aplikuar në AKSH së bashku me Ergys Agasin kanë marrë 200 milionë euro tendra dhe kanë sekuestruar miliona euro pasuri. Dëshmia e Daniel Shimës është mbajtur Top Secret.

Ermal Beqiri dispononte një patentë për të pilotuar, është i dhënë pas jetës luksoze. Ka një skaf luskoz, vetëm vera që është sekuestruar në kantinën e Ergys Agsit ka vlerë miliona euro.

Ermal Beqiri është personi që ka instluar edhe kamerat në banesën e Ergys Agasit. Që nga çështja Meta-Prifti, ka në dorë të dhëna sensitive të institucioneve shumë të larta nga Banka e Shqipërisë apo edhe sistemi i drejtësisë. Kur Emmanuel Macron bëri vizitë në Tiranë, një ndër personat që shfaqet në krah të tij është Ermal Beqiri dhe si për ironi të fatit është arrestuar në Francë.

Ermal Beqiri nuk ka qenë kurrë pjesë e AKSHI-t, është një ekspert IT. Geron Meçe u mbajt peng për orë të tëra që të tërhiqej, por dyshohet se ka edhe biznesmenë të tjerë që janë detyruar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri të tërhiqeshin. Prokurorët kanë arritur të siguronin informacion për mënyrën sesi përgatiteshin dokumentet dhe disa biznesmenëve nuk u jepej një certifikatë sigurie dhe nuk mund të konkurronin. Akuzat ndaj tij janë të rënda dhe marzhi i dënimit është shumë i lartë”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Durrës/ Sherr mes të rinjve, njëri prej tyre përfundon në spital

Një konflikt i cili ka eskaluar në dhunë fizike...

Tiranë/ Goditi me grusht eprorin që kërkoi ta transferonte, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake

Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është arrestuar...

Vazhdon ende problemi me ujin e ndotur të çezmës në Shkodër

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në Shkodër kanë shprehur pakënaqësi...

Ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë, rrezikoi jetën e pushuesve në Shëngjin

Një drejtues mjeti lundrues është gjobitur me 500 mijë...