Aksident me vdekje në Portin e Durrësit

Publikuar me datë:

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, në zonën e Skanerit.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë.

Fillimisht, policia njoftoi se i aksidentuari kishte pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ishte transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, disa orë më vonë, 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...