Denoncimi i Berishës/ Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën

Publikuar me datë:

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të qeverisë, duke pretenduar se licenca për kazinonë në kompleksin Air Albania është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe në favor të personave që, sipas tij, janë të lidhur me Olsi Ramën.

Berisha deklaron për mediat se bëhet fjalë për një aferë që “tejkalon çdo lloj imagjinate”, ndërsa akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama për lidhje me aktivitetet e lojërave të fatit dhe bizneset e call-centerave.

Sipas Berishës, objekti i njohur si “kulla e Air Albania” po shoqërohet tashmë edhe me një aktivitet që ai e konsideron të paligjshëm. Ai pretendoi se licenca e kazinosë është dhënë me dokumentacion që, sipas tij, nuk do të ishte pranuar në kushte normale dhe se përfituesit e saj janë “prestanome” të Olsi Ramës.

“Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, afera që tejkalojnë çdo lloj imagjinate.
Por natyrisht jo në narkoshtetin e Edi Ramës, në familjarët e tij, bëmat e tyre.

Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për ët gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve.

I pangopur!

E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri.

Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania.

Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa.

Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës.

Ndaj dhe unë u ftoj ju të ndiqni ekspozenë e një investigimi që zoti Belind Këlliçi dhe grupi i ekspertëve tanë kanë bërë për një aferë, thashë edhe njëherë, që tejkalon çdo lloj imagjinate”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vazhdon ende problemi me ujin e ndotur të çezmës në Shkodër

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në Shkodër kanë shprehur pakënaqësi...

Ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë, rrezikoi jetën e pushuesve në Shëngjin

Një drejtues mjeti lundrues është gjobitur me 500 mijë...

Tre trupa të pajetë/ Një banesë e shkrumbuar në Postribë të Shkodrës, detaje të reja

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, gjatë mesditës së sotme. Sipas të dhënave të para, zjarri ka shkatërruar plotësisht godinën. Terreni malor i vështirë ka bërë që zjarrfikësit të përballen me pengesa për të arritur në vendin e ngjarjes, dhe në momentin kur mbërritën, […]