Drejtori i Teatrit “Migjeni”, Gerti Palali: Sezoni i dytë i vitit 2026 do të sjellë premiera dhe surpriza

Publikuar me datë:

Teatri “Migjeni” ka përfunduar gjysmën e parë të vitit 2026 me një bilanc pozitiv, duke tërhequr afërsisht 20 mijë spektatorë në 73 shfaqje, pesë premiera si dhe dhjetëra aktivitete të natyrës artistike dhe arsimore.

Këto rezultate reflektojnë një sezon të ngjeshur, duke dëshmuar rolin qendror të institucionit si një prej pikave më të fuqishme kulturore në vend. Gjatë këtij gjashtëmujori, teatri ka pritur në skenën e tij një shumëllojshmëri produksionesh, artistë të moshave të ndryshme, të rinj dhe publik të larmishëm.

Gerti Palali, drejtuesi i Teatrit “Migjeni”, shprehet i kënaqur me arritjet e kësaj periudhe, duke theksuar se këto suksese janë rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të të gjithë trupës artistike dhe stafit të teatrit.

Palali bën të ditur se puna vazhdon për projektet e planifikuara në pjesën e dytë të vitit. Sezoni që vjen do të sjellë premiera të reja, veprimtari artistike, programe edukuese dhe surpriza të veçanta për publikun e Shkodrës.

Me një axhendë të pasur aktivitete dhe ambicie për të zgjeruar më tej gamën kulturore, Teatri “Migjeni” synon të mbyllë vitin 2026 me më shumë shfaqje, më shumë përjetime artistike dhe një rritje të numrit të vizitorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]