Shembull solidariteti në Theth: Turistët zbresin në rrugë për të pastruar aksin Qafë Thore–Theth

Publikuar me datë:

Turistët në zonën Qafë Thore–Theth këtë mëngjes nuk u kufizuan vetëm në rolin e vizitorëve; ata dolën në rrugë dhe bashkëpunuan si vullnetarë për të ndihmuar pas rrëshqitjes së gurëve dhe dherave që kishte bllokuar përkohësisht lëvizjen në këtë aks rrugor.

Incidenti ndodhi në orët e para të ditës, kur sasi të mëdha dherash dhe gurësh zbritën në rrugë, duke ndërprerë qarkullimin.

Turistët, të cilët u përfshinë në largimin e materialeve që pengonin rrugën, dhanë një shembull të veçantë bashkëpunimi, duke kontribuar vullnetarisht për rikthimin e qarkullimit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve përkatëse dhe kontributit të turistëve, rruga u bë sërish e kalueshme në pak kohë dhe aktualisht lejon qarkullimin e të gjitha mjeteve.

Kjo iniciativë e turistëve është përshëndetur nga banorët dhe të pranishmit në zonë, të cilët e konsiderojnë si dëshmi se bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësorë për përballimin e situatave të papritura, veçanërisht në një prej destinacioneve më të njohura turistike në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]