Trafiku paralizon Shkodrën nga Beltoja deri në qendër

Publikuar me datë:

Një bllokim i rëndë trafiku ka penguar hyrjen në Shkodër gjatë mesditës së së hënës, me vargjet e automjeteve që fillojnë nga Beltoja dhe arrijnë deri në qendër të qytetit. Kjo distancë, e cila shtrihet për rreth 8 kilometra, po kërkon rreth një orë për t’u përshkuar nga drejtuesit e mjeteve.

Kolonat e mjeteve arrijnë deri pranë Kishës së Zojës, ku fluksi i madh i automjeteve ka ngadalësuar dukshëm lëvizjen në hyrje të qytetit. Ky fenomen lidhet kryesisht me rritjen e lëvizjes gjatë sezonit turistik, duke bërë që hyrjet dhe daljet nga Shkodra të shoqërohen me radha të gjata automjetesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident me vdekje në Portin e Durrësit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e...

Premtuan hapjen për sezonin turistik, dogana e Zogajve ende vetëm me gurë

Në prill të këtij viti, gjatë një inspektimi në...

Patos/ Aksident me makinë, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë...