Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana

Publikuar me datë:

Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat paraprake të INSTAT tregojnë një kërcim të muajit të gjashtë të vitit ku edhe pasojat në plagosje dhe humbje jete kanë qenë më të larta.

Gjatë qershorit u regjistruan 132 aksidente, ku mbetën të vrarë ose të plagosur 186 persona, nga 107 aksidente dhe 140 të aksidentuar në të njëjtin muaj të vitit 2025.

Në periudhën janar-qershor 2026 u regjistruan 679 aksidente rrugore, nga 636 një vit më parë.

Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 952, krahasuar me 883 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Sipas INSTAT, 93.9% e aksidenteve të regjistruara në qershor ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 35–44 vjeç përbënte peshën më të madhe të drejtuesve të përfshirë në aksidente, me 28% të totalit.

Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në vend gjatë gjashtëmujorit, me 277 raste dhe 345 persona të vrarë ose të plagosur. Pas saj renditen Lezha me 74 aksidente dhe Vlora me 67.

Një në katër aksidente ndodhi në intervalin 19:00–24:00, ndërsa dita me numrin më të lartë të rasteve ishte e marta, me 18.9% të totalit. E enjtja regjistroi incidencën më të ulët, me 7.6%.

INSTAT thekson se të dhënat janë paraprake dhe subjekt përditësimi. /Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Premtuan hapjen për sezonin turistik, dogana e Zogajve ende vetëm me gurë

Në prill të këtij viti, gjatë një inspektimi në...

Patos/ Aksident me makinë, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë...

Shkreli në GJKKO mohon akuzat e SPAK: Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës

Kryebashkiaku i Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli, ka...