Dyfishohet mbështetja financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara në Shkodër

Publikuar me datë:

Mbështetja financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara në qarkun e Shkodrës do të dyfishohet, sipas ndryshimeve të fundit në skemën e mbrojtjes sociale.

Janë 432 fëmijë të moshës 0–18 vjeç në këtë qark që do të përfitojnë rritjen e pagesës mujore. Drejtorja Rajonale e Shërbimit Social Shkodër, Alma Mehmetaj, njoftoi se masa e shtuar e mbështetjes do të aplikohet për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara – përfshirë ata që janë vlerësuar sipas modelit bio-psiko-social, personat e verbër, si dhe individët me status paraplegjik apo tetraplegjik.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm pritet të hyjë në zbatim më 1 tetor 2026 dhe ka të bëjë me kujdestarët. Deri tani, njohja e periudhës së kujdesit si vjetërsi pune (për qëllime pensioni dhe leje lindjeje) ka qenë e vlefshme vetëm për ndihmësit e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Me hyrjen në fuqi të kuadrit të ri ligjor, kjo e drejtë do t’u njihet edhe ndihmësve personalë të të gjitha kategorive.

Këto masa të reja janë ndërmarrë për të forcuar mbështetjen institucionale dhe për të lehtësuar drejtpërdrejt jetën e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe të familjeve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në procesin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau

Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, dëshmoi këtë të...