Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

Publikuar me datë:

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të bashkëpandehurve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, konkretisht Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.

Mësohet se gjatë verifikimit të pranisë së palëve në sallë rezultoi se Ema Çoku ishte e pranishme, por pa avokatët e saj. Mbrojtësit ligjorë të Çokut kishin paraqitur një kërkesë për shtyrjen e seancës, duke argumentuar se e kishin të pamundur të merrnin pjesë.

Në seancë mungonte Fatime Kryemadhi, ndërsa ishte e pranishme avokatja e saj, Esmeralda Rama. Ndërkohë, Pirro Xhixho ishte i pranishëm së bashku me avokatët mbrojtës.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, e cilësoi të pajustifikuar kërkesën e avokatëve të Ema Çokut për shtyrjen e seancës, duke theksuar se e pandehura ndodhej pa mbrojtje ligjore. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi se Çoku nuk ishte bërë asnjëherë pengesë për zhvillimin e procesit.

Edhe avokati Klodian Skënderaj u shpreh se seanca mund të vijonte dhe të caktohej një datë tjetër për veprimet e mëtejshme procedurale. Vetë Ema Çoku deklaroi shkurt se nuk kishte asgjë për të shtuar.

Në përfundim, gjykata vendosi të shtyjë seancën, duke argumentuar se e pandehura Ema Çoku ishte pa mbrojtës ligjor. Duke marrë parasysh edhe pushimet gjyqësore gjatë muajit gusht, trupi gjykues caktoi seancën e radhës më 14 shtator, në orën 13:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...