Mungesa e pastrimit të përroit në zonën e njohur si “Guri i Nënshtegut”, e favorshme nga reshjet e dendura të shiut, ka sjellë rrëshqitje dherash dhe masive gurësh në rrugë.
Si pasojë e bllokimit, është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i automjeteve. Situata më problematike është krijuar në një distancë rreth 10 km larg Thethit.
Pritet ndërhyrja e autoriteteve përgjegjëse për pastrimin e aksit dhe rikthimin e sigurt të qarkullimit sa më parë.

