Doganierët grekë pezullojnë punën në 4 pika kalimi kufitare me Shqipërinë

Publikuar me datë:

Për 4 orë me radhë në Pikat e Kalimeve Kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë puna u pezullua këtë të hënë, për shkak të protestës së lajmëruar nga doganierët e shtetit fqinj.

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit njoftoi se në pikat doganore të Kakavijës në Gjirokastër dhe Tre Urat në Përmet, lëvizja e automjeteve nga të dyja shtetet u pezullua që prej orës 7:00 dhe pritet të zgjasë deri 11:00, me orën shqiptare.

Nga ana tjetër, në dy pikat e tjera kufitare, atë të Kapshticës në Devoll dhe në Qafë-Botë pezullimi i hyrje daljeve nisi prej orës 05:00 të mëngjesit dhe vijoi deri në orën 09:00. Ndërkohë, sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare e Janinës, u lejuan të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, si ambulancat.

Protesta është organizuar nga Sindikata e Punonjësve të Doganave Greke, të cilët kërkojnë shtim të personelit, përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagave, si edhe zbatimin e angazhimeve të marra nga qeveria greke për administratën publike. Doganierët kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protestat mund të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...