Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Publikuar me datë:

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira dhe pas orëve të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit,  fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në veri dhe lokalisht në qendër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Në mesditë reshjet pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu. Në orët e pasdites reshjet pritet të lokalizohen përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët, në mbrëmje ndërprerje në të gjithë vendin.

Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet, përgjatë zonave luginore si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...