Plagosja në Kurbin, shpallet në kërkim 47-vjeçari që qëlloi 22-vjeçarin dhe i mori makinën

Publikuar me datë:

Policia e Lezhës ka zbuluar detaje të reja rreth incidentit të ndodhur një ditë më parë në Kurbin, ku një 22-vjeçar u plagos me armë zjarri.

Pas hetimeve të kryera, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe shpallin në kërkim personin që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

I dyshuari është K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak të Kurbinit.

Referuar të dhënave hetimore, ky 47-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt 22-vjeçarit Veron Pasha, duke e plagosur në këmbë.

Gjithashtu, hetimet kanë treguar se pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi duke marrë automjetin e të plagosurit nën kërcënimin e armës.

Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy gëzhoja, të cilat do të përdoren si prova materiale në procesin hetimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...