Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka uruar të dielën me një fotografi me Edona Bilalin, ish-Ministre e Sipërmarrjes. Fotografia duket se është shkrepur në Salzburg Festival. Në imazhin e publikuar, Presidenti austriak shihet duke bashkëbiseduar me Bilalin gjatë këtij eventi ekskluziv.
Prania e Edona Bilalit në këtë aktivitet pasqyron edhe profilin e saj ndërkombëtar. Përveç angazhimit në politikën shqiptare, ajo ushtron aktivitetin e saj akademik si pedagoge në Austri dhe ka përfunduar studimet e doktoraturës, duke ndërtuar një karrierë që ndërthur akademinë me shërbimin publik.
Përzgjedhja e kësaj fotografie nga Presidenti i Austrisë për urimin e tij të së dielës ka tërhequr vëmendje, duke e vendosur znj.Bilali në fokus të vëmendjes së politikës evropiane, nga kreu i shtetit austriak.

