Prenga rrëzon dy herë Anthony Joshua-n, por britaniku fiton duelin me KO në raundin e dytë

Publikuar me datë:

Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk arriti të shkaktonte surprizën ndaj ish-kampionit të botës Anthony Joshua, duke u mposhtur me nokaut në raundin e dytë në duelin e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Megjithatë, përballja nisi në mënyrë spektakolare për Prengën.

Shqiptari tronditi Joshua-n që në sekondat e para të meçit, duke e rrëzuar dy herë në tapet gjatë raundit të parë dhe duke e vendosur britanikun në vështirësi të mëdha.

Për disa momente u duk se sensacioni ishte shumë pranë.

Joshua arriti të mbijetonte deri në fund të raundit të parë dhe në të dytin reagoi fuqishëm.

Me një seri goditjesh të forta e shtyu Prengën drejt litarëve dhe e rrëzoi, ndërsa arbitri ndërpreu duelin pasi boksieri shqiptar nuk ishte në gjendje të vazhdonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Incident në koncertin e Katy Perry, mbetet e bllokuar në një shishe gjigante plastike

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry u përball me...

Kryemadhi: Ramën e kam “zemër”, do vijë si dëshmitar në gjyqin tim

Monika Kryemadhi deklaroi se dosja e saj dhe ish-bashkëshortit,...

Durrës/ Sherr mes të rinjve, njëri prej tyre përfundon në spital

Një konflikt i cili ka eskaluar në dhunë fizike...