Ardit Çylybyli: Shqipëria duhet t’u rikthehet qytetarëve përmes zgjedhjeve të parakohshme

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke theksuar se qeveria duhet të fokusohet te problemet reale me të cilat përballen qytetarët.

Sipas tij, sfidat kryesore mbeten rritja e kostos së jetesës, largimi i të rinjve nga vendi, korrupsioni, mungesa e besimit te institucionet dhe vështirësitë ekonomike që prekin shumë familje shqiptare.

Çylybyli shprehet se, ndërsa kryeministri Edi Rama është i angazhuar në debate dhe polemika, qytetarët vijojnë të përballen me probleme që kërkojnë zgjidhje konkrete.

Ai thekson se, kur një qeveri nuk arrin t’u përgjigjet pritshmërive të qytetarëve, alternativa demokratike është rikthimi te vota. Për këtë arsye, sipas tij, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte një proces zgjedhor të besueshëm dhe të pranueshëm nga të gjitha palët.

“Nuk ka pushtet të përhershëm. Kur humbet besimi i qytetarëve, vendimi duhet t’u takojë sërish atyre përmes votës,” shprehet Çylybyli, duke shtuar se Shqipëria meriton një standard më të lartë qeverisjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

40 vjet pas Çernobilit/ Italia rikthehet te energjia bërthamore, nis rrugën për ndërtimin e centraleve të reja

Senati i Italisë i dha të mërkurën miratimin përfundimtar ligjit që i hap rrugën rikthimit të energjisë bërthamore në vend. Ligji u miratua me 81 vota pro, 51 kundër dhe shtatë abstenime. Votimi shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për të forcuar sigurinë energjetike dhe për të përmbushur […]

Dyshohet se furnizonte grupet shqiptare me kokainë/ Arrestohet në Rusi shqiptari Shpëtim Aliu

Salvatore, i njohur gjithashtu si Shpëtim Aliu, është kapur...