Banori Thethit: Jemi pa drita që prej mesnatës, kështu nuk bëhet turizëm

Publikuar me datë:

Ndërsa sezoni turistik arrin kulmin, zona e Thethit është përballur me mungesë të energjisë elektrike, duke sjellë probleme për banorët dhe duke u krijuar vështirësi të shumta turistëve.
Një prej banorëve të Thethit ka ngritur shqetësimin për mungesën e energjisë që, sipas tij, ka filluar që në mesnatë. Ai thekson se ndërprerja e gjatë rrezikon prishjen e produkteve ushqimore, ndërkohë që strukturat pritëse po hasin sfida të mëdha pikërisht në periudhën më intensive për turizmin.

Banori ironizon gjithashtu promovimin që i bëhet Thethit si destinacion turistik, duke theksuar se situata aktuale është shumë larg asaj që paraqitet në materiale promovuese.

Më poshtë është mesazhi i tij i plotë:

“Sot jena qysh ne mesnate pa drita, Thethi turistik pra. Te vijn ta hellin nji video me dron prap. Turizem pa drita veç ne gjeshim ne Afrik. Jena detyru me iu qit me hanger turistave vec turshi se tjerat po na prishen. Qojini fjalë Ramës, maneti zotit si i ka ata shokt e paketes së maleve sot pa drita.Ne fakt ska pas koh me i ba 13 vjet.”

Burimi: Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...