Aksident tragjik në aksin aksin Peqin-Elbasan, u përplas nga furgoni, humb jetën një këmbësor

Publikuar me datë:

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas informacioneve paraprake Agim Hoxha, 73 vjeç, është përplasur nga një furgon gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.

Për shkak të përplasjes së fortë, viktima ka pësuar dëmtime të rënda dhe, pavarësisht rrethanave, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin e dinamikës së ngjarjes.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ekspertët kërkojnë  ngadalësimin e zhvillimit të AI

Më shumë se 1 mijë punonjës dhe drejtues të...

Edona Bilali shpreh ngushëllime për tragjedinë në Postribë

Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar...

Pse Trump po shmang përplasjen me Putin?

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me kritika për...