Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

Publikuar me datë:

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me familjen e ish-bashkëshortes dhe ndaj tij kishte pasur denoncime për kërcënime.

Operacioni vijon, ndërsa policia po punon për të siguruar edhe shpëtimin e ish-bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se mbahet ende me forcë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...

Shqetësimi për lekë mund të ndikojë shëndetin e trurit

Vështirësitë e vazhdueshme financiare mund të kenë pasoja të...

Lezhë/ Përmbyset mjeti bujqësor, ndërron jetë drejtuesi

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të...