Ekskluzive/ Rama bën gati ndryshimet e mëdha në qeveri, nesër priten emrat e rinj

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, lëvizje që vijnë pas ndryshimeve të fundit të ndërmarra më 14 shkurt të këtij viti.

Burime për Northpress.tv bëjnë me dije se këto ndryshime pritet të ndodhin ditën e nesërme, kur kryeministri do të mbledhë Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar në një mbledhje të jashtëzakonshme. Aty pritet të bëhen të ditur emrat dhe ndryshimet që do të ndërmerren.

Ndërkohë, të hënën pritet që ministrat e rinj të bëjnë betimin në Kuvend.

Edhe pse pritej që seanca e sotme të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, Kuvendi njoftoi zhvillimin e një seance shtesë. Mësohet gjithashtu se deputetëve u është kërkuar të mos largohen nga kryeqyteti, çka forcon dyshimet se kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë lëvizje në qeveri. Këto ndryshime pritet t’i dërgohen Presidencës gjatë fundjavës, të dekretohen në fillim të javës së ardhshme nga Presidenti Bajram Begaj dhe më pas të miratohen në seancë plenare.

Nuk dihet ende nëse këto ndryshime vijnë si rezultat i performancës jo të kënaqshme të disa ministrave, në kuadër të ritmit që kërkohet për përmbushjen e objektivave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, apo si pasojë e më shumë se 50 ditëve protesta nga qytetarët.

Vetë Rama ka pranuar pjesërisht disa nga problematikat e ngritura nga protestuesit, por ka hedhur poshtë akuzat për abuzime, përfshirë pretendimet për shitjen apo faljen e tokës së Shqipërisë, si edhe akuzat ndaj ministrave të kabinetit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...