Zyrtari i Forumit Shqiptar ndalohet nga policia në Ulqin, i sekuestrohen armë dhe municion

Publikuar me datë:

Një nga drejtuesit e lartë të Forumit Shqiptar, njëkohësisht anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare të Malit të Zi, Ilir Draga, është ndaluar nga policia në Ulqin pas një aksioni të shërbimeve të sigurisë.

Policia e Malit të Zi njoftoi se forcat e sigurisë në Ulqin kanë ndërmarrë një operacion për të ndaluar keqpërdorimin e armëve të zjarrit, municioneve dhe materialeve shpërthyese. Gjatë këtij aksioni, u kontrollua banesa dhe ambientet ndihmëse të shtetasit I.D., 59 vjeç, në zonën e Sukobinit në Komunën e Ulqinit.

Gjatë bastisjes, autoritetet sekuestruan një pistoletë “Zastava M57”, 102 fishekë si dhe një pistoletë sinjalizuese të markës “Zoraki”.

Policia raportoi se gjatë procesit të kontrollit, I.D. ka penguar zyrtarët në ushtrimin e detyrës së tyre. Për pasojë, ai është shoqëruar në ambientet e Departamentit të Sigurisë në Ulqin, ku është marrë në pyetje dhe është hartuar një procesverbal mbi ngjarjen.

Lidhur me incidentin është informuar Prokuroria Themelore e Shtetit në Ulqin. Kjo e fundit ka konstatuar se nuk ekzistojnë elementë për ndjekje penale.

Megjithatë, ndaj I.D. është vendosur masa e arrestimit për kundërvajtje, konkretisht për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, bazuar në Ligjin për Rendin dhe Qetësinë Publike. Po ashtu, janë ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Armët, pasi pistoleta sinjalizuese është mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Policia ka deklaruar se për armën e zjarrit dhe municionet e sekuestruara do t’i kërkojë njësisë administrative përkatëse që të rishqyrtojë lejen e armës, si dhe të nisë procedurat për konfiskimin e përhershëm të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ina Zhupa: Punimet në bypassin Sarandë–Himarë pa masa sigurie, rrezik për kalimtarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar kushtet...

Belind Këlliçi publikon foton e Olsi Ramës me Gert Hakën: Ja si u bënë pronarë të kazinosë në “Air Albania”

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka intensifikuar akuzat...

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...