Francë/ Mbi 20 mijë të evakuar. Zjarret masive favorizohen edhe nga temperaturat e larta

Publikuar me datë:

Rreth 12 mijë persona janë evakuuar nga jugperëndimi i Francës, ndërsa autoritetet kanë nisur edhe evakuimin e 8.800 personave të tjerë, për shkak të përhapjes së zjarreve masive në rajonin e Gironde( ZH-HIRO- NDE), pranë Gjirit të Arcachon.(Ah-ker –shon) Sipas shërbimit zjarrfikës francez, flakët kanë shkrumbuar deri tani rreth 3.100 hektarë tokë. Shumica e të evakuuarve janë turistë që qëndronin në kampingje në gadishullin Lège-Cap-Ferret (Lezhë kap fehrre), ndërsa evakuimet e fundit po zhvillohen si masë parandaluese edhe në kampingje të tjera të zonës.

Prefektja e Gironde, Sophie Brocas, bëri të ditur se rreth 10 mijë turistë u larguan gjatë natës nga kampingjet, ndërsa evakuimet në fshatin kryesor te kampingut  po kryhen në mënyrë të qetë. Ajo theksoi se deri tani nuk raportohet për të lënduar, megjithëse disa zona pyjore dhe rrugë janë mbyllur për arsye sigurie.

Shefi i shërbimit zjarrfikës të Gironde , deklaroi se ekipet kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës dhe paralajmëroi se situata mbetet kritike për shkak të rritjes së temperaturave dhe forcimit të erës, faktorë që e bëjnë përhapjen e flakëve të vështirë për t’u parashikuar.

Situata rëndohet edhe më tej pasi dy zjarrfikës francezë humbën jetën në fillim të kësaj jave gjatë shuarjes së një zjarri tjetër pranë aeroportit të Bordosë.

Ndërkohë, zjarret kanë përfshirë edhe vende të tjera të Evropës. Në Itali, një zjarrfikës humbi jetën gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në rajonin e Siçilisë, ku autoritetet raportojnë mbi 350 vatra zjarri, prej të cilave 10 janë cilësuar të mëdha dhe kanë detyruar evakuime parandaluese. Autoritetet italiane dyshojnë se shumica e zjarreve janë shkaktuar nga dora e njeriut.

Edhe Spanja po përballet me temperatura ekstreme dhe zjarre të shumta. Në zonën pranë Toledos, autoritetet kanë evakuuar banorët pas përhapjes së flakëve që kanë djegur rreth 890 hektarë. Ndërkohë, zjarri më i madh i këtij viti në rajonin e Guadalajarës ka shkatërruar mbi 35 mijë hektarë, megjithëse banorët kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre. Evropa po përjeton një tjetër verë me temperatura rekord. Sipas një raporti të publikuar nga Shërbimi Copernicus për Ndryshimet Klimatike, viti 2025 ishte ndër më të nxehtët e regjistruar në kontinent, ndërsa sipërfaqja e djegur nga zjarret dhe emetimet e tyre arritën nivele rekord. Raporti thekson se Evropa mbetet kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]