Lirohet aktivisti Lika: Takohemi në bulevard

Publikuar me datë:

Aktivisti Edison Lika është lënë i lirë, pasi qëndroi për rreth katër orë i shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Lika u ndalua pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku u filmua teksa shoqërohej me forcë nga efektivët. Momente më parë ai kishte folur në një lidhje televizive, ku denonconte, sipas tij, dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Pas daljes nga komisariati, aktivisti u prit nga të pranishmit, të cilët i përshëndeti me buzëqeshje, duke deklaruar se shoqërimi nuk e kishte dekurajuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lika publikoi pamje pas lirimit dhe shkroi:

“Më i fortë, më i motivuar dhe sigurisht më i buzëqeshur se kur hyra. Bashkohemi në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’ dhe këndojmë ‘Rama, jep dorëheqjen!’”

Sipas organizatorëve të protestës, gjatë tubimit të sotëm policia shoqëroi në komisariate të paktën 23 qytetarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...