Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” kërkon respektimin e të drejtave mbi markën

Publikuar me datë:

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka lëshuar një komunikatë njoftuese, ku thekson se emri “Marubi” është një markë e regjistruar dhe e mbrojtur ligjërisht. Sipas këtij institucioni, e drejta ekskluzive për përdorimin e kësaj marke i takon vetëm muzeut.

Në këtë komunikatë, bëhet e qartë se çdo përdorim i paautorizuar i emrit “Marubi” nga biznese, institucione private, organizata, faqe interneti, apo profile në rrjetet sociale, do të përbëjë shkelje të legjislacionit mbi pronësinë industriale.

Muzeu u ka dhënë një afat prej 30 ditësh të gjithë subjekteve që po përdorin këtë emërtim pa leje, për të ndaluar menjëherë përdorimin e saj, për të ndryshuar emrin e aktiviteteve të tyre dhe për të hequr markën nga reklamat, tabelat, faqet interneti dhe rrjetet sociale.

Pas skadimit të këtij afati, Muzeu “Marubi” paralajmëron se do të fillojë procedurat ligjore të nevojshme, duke përfshirë kërkesat pranë institucioneve përkatëse dhe paditë civile për mbrojtjen e markës.

Komunikata e plotë publike e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në rrjetet sociale

📢 KOMUNIKATË PUBLIKE

⚖️ 𝗠𝗯𝗶 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗼𝗿𝗲 𝘁ë 𝗺𝗮𝗿𝗸ë𝘀 𝘀ë 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿 "𝗠𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜"

Muzeu Kombëtar i Fotografisë "MARUBI", në cilësinë e institucionit publik kombëtar që administron dhe mbron trashëgiminë fotografike shqiptare, informon opinionin publik se emërtimi "MARUBI" është markë e regjistruar, e mbrojtur sipas Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar.

𝗠𝗮𝗿𝗸𝗮 "𝗠𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜" ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗲 𝗖𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗮𝘁ë𝗻 𝗡𝗿. 𝟲𝟬𝟴, 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗶 𝗻𝗷𝗼𝗵𝘂𝗿 𝗠𝘂𝘇𝗲𝘂𝘁 𝘁ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝗻 𝗲𝗸𝘀𝗸𝗹𝘂𝘇𝗶𝘃𝗲 𝗽ë𝗿 𝗽ë𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘀𝗮𝗷. Për rrjedhojë, çdo përdorim i emërtimit "MARUBI" si emërtim tregtar, markë, identifikim biznesi apo në çdo formë tjetër që lidhet me ofrimin e mallrave ose shërbimeve, përbën cenim të të drejtave mbi markën e regjistruar.

📌 Kjo përfshin, ndër të tjera, përdorimin e emërtimit "MARUBI" nga:
• shoqëri tregtare dhe subjekte biznesi;
• bare, restorante, hotele dhe struktura akomoduese;
• shkolla, qendra trajnimi dhe institucione private;
• galeri, studio, organizata apo fondacione;
• faqe interneti, profile në rrjetet sociale;
• materiale reklamuese, tabela identifikuese, logo dhe çdo formë tjetër komunikimi publik.

⚖️ Përdorimi i paautorizuar i markës përbën shkelje të legjislacionit mbi pronësinë industriale dhe i jep Muzeut të drejtën t'i drejtohet Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) për verifikimin e shkeljes dhe marrjen e masave administrative, si dhe të ushtrojë të gjitha mjetet gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të tij.

⏳ Për këtë arsye, Muzeu u kërkon të gjitha subjekteve që përdorin pa autorizim emërtimin "MARUBI" që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga publikimi i kësaj komunikate, të:
• ndërpresin menjëherë përdorimin e markës;
• ndryshojnë emërtimin e aktivitetit, sipas rastit;
• heqin markën nga tabelat, fasadat, faqet e internetit, rrjetet sociale dhe çdo material reklamues apo promocional;
• ndërpresin çdo përdorim tjetër që cenon të drejtat ekskluzive të Muzeut.

⚠️ Pas përfundimit të këtij afati, Muzeu Kombëtar i Fotografisë "MARUBI" do të ndërmarrë, pa njoftim të mëtejshëm, të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, përfshirë: paraqitjen e kërkesës pranë ISHMT, ngritjen e padive civile për mbrojtjen e markës si dhe çdo mjet tjetër ligjor për mbrojtjen efektive të të drejtave të Muzeut.

🏛️ Mbrojtja e markës "MARUBI" nuk është vetëm mbrojtje e një të drejte pronësie industriale, por edhe mbrojtje e një emri me vlerë të veçantë për trashëgiminë kulturore shqiptare.

🤝 Muzeu fton çdo subjekt që aktualisht përdor këtë emërtim të kontaktojë institucionin për zgjidhjen vullnetare të situatës brenda afatit të përcaktuar.

Kjo komunikatë publikohet si njoftim zyrtar publik për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që përdorin ose synojnë të përdorin emërtimin "MARUBI" në kundërshtim me të drejtat ekskluzive që burojnë nga regjistrimi i markës.

MUZEU KOMBËTAR I FOTOGRAFISË "MARUBI"

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...

Shqetësimi për lekë mund të ndikojë shëndetin e trurit

Vështirësitë e vazhdueshme financiare mund të kenë pasoja të...