“Paketa e Maleve”, Sokoli: Rama po rrezikon zonat e mbrojtura dhe integrimin në BE

Publikuar me datë:

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga Partia Demokratike, Imeldi Sokoli, ka reaguar pas diskutimeve mbi “Paketën e Maleve”, duke ngritur shqetësime për ndikimin që, sipas tij, kjo nismë mund të ketë në zonat e mbrojtura si Thethi, Rrjolli dhe Zvërnec-Narta. Ai argumenton se lehtësimi i ndërtimeve në këto zona bie ndesh me mbrojtjen e habitateve natyrore dhe paralajmëron se kjo mund të ndikojë edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Reagimi i plotë

Pse nxiton Rama me Paketën e Maleve n’Theth dhe në gjithë simotrat dhe sivllezërit e Thethit…

Zona e Thethit ban pjesë në Parkun Kombëtar të Alpeve e ndërtimi dhe zhvillimi i pronave me paketën e maleve në zonat e mbrojtura normalisht do të duhej të krijonte përplasje me ligjin e Zonave të Mbrojtuna i cili po ashtu duhet të anullohet sepse thjeshte lejon ndërtimin edhe të resorteve po ti teket në kto zona që vetem emrin kanë të mbrojtuna…

Pra në konkluzion nga njëra anë kemi gijotinën nga ana tjetër kemi prenë. Në këtë pikë si ndërtimi me paketën e maleve në zona te mbrojtura si Thethi si rasti i Rrjollit si rasti i Zvernec-Nartës kanë të njejtën pre- mos mundësinë e mbrojtjes së zonave të mbrojtuna.

Rama nxiton në shfrytëzimin e kësaj dritareje ligjore të porositun deri në rishikimin e ligjit të zonave të mbrojtuna (kusht i panegociushëm i BEs) por nuk e kupton që kostoja e këtyre veprimeve mund ti kushtojë integrimin e Shqipërisë në BE sepse kto inisiativa kompromejtojnë vazhdimsinë e habitateve.

Rama përmendi Rrjollin si konflikt pronësie por nuk guxoj të përmend Rrjollin si zonë e mbrojtur sepse konflikti i vërtetë është lejimi i ndërtimit në zonë të mbrojtun…

Për mos të folur më pas për inskenimin përshtjellues të takimit në Theth si rikthim i xhelatit tek vendi i krimit. Kjo ardhje e Ramës me një ‘ofertë re’ për Thethianët në fakt asht justifikimi ma i fortë për Thethin që ndërtimet e viletat që ju shembën fiks para 1 viti ishin shembje politike sepse si rezultati i këtyre ndërtimeve të shembura si rezultati i ndërtimeve të paketës së maleve në territor është i njejtë për të mos thanë që paketa e maleve do ti rrezikojë të ardhmen Thethit sepse me paketën e maleve ka edhe përfitime të parcelave me 20 apo 30 mije metër katror 🙃

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...