Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, gjendet një nga makinat e përdorura në atentat

Publikuar me datë:

Pas kontrolleve të policisë, është arritur të gjendet njëra nga makinat e pëdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Balldre të Lezhës.

Mjeti pa targa tip Golf 5 i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur ne zonën e Torovices.

Në kërkim për ngjarjen e rëndë janë shpallur Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.

Sipas Policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi në vitin 2016, viktima Kreshnik Mujeci bashkë me vëllezërit e tij ka vrarë babanë e Renato Mhillajt, Gegë Mëhillaj (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri).

Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, atentati i djeshëm ka zgjatur pak më shumë se një minutë.

Autorët, të cilët nuk mbanin maska, kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë gjatë ekzekutimit. Dyshohet se kanë përdorur dy automjete në atentat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedia në Athinë me 6 viktima, në pranga dy grekë dhe një shqiptar! Dyshohet se ndërhynë në…

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke si një prej tre personave të dyshuar për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ngjarje gjatë së cilës humbën jetën gjashtë vetë, përfshirë tre shqiptarë me pasaportë amerikane. Kolian Ilia, 34 vjeç, është identifikuar si një nga të ndaluarit, ndërsa të tjerët janë […]

Trump përplaset me gazetarin e Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon?”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati një...