Ngërçi për zgjedhjen e presidentit të ri, shtyhet sërish seanca e Kuvendit të Kosovës

Publikuar me datë:

Seanca në Kuvendin e Kosovës është shtyrë sërish.

Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mbërritën në sallë për vazhdimin e seancës për votimin e presidentit të ri të vendit në ditën e fundit të afatit kushtetues.

Vazhdimi ishte paraparë për në orën 10:00, por u shty për në orën 14:00, e tashmë pritet të mbahet në orën 19:00.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë treguar se do të bojkotojnë këtë seancë meqë e konsiderojnë anti-kushtetuese.

Gjatë së hënës, me vetëm 64 deputetë në sallë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi me votimin për president. 63 vota mori kandidatja Feride Rushiti dhe një votë ishte e pavlefshme.

Në garë është edhe ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Hatixhe Hoxha e cila nuk mori asnjë votë.

Seanca e mbrëmshme cilësohet si anti-kushtetuese për shkak që duhen 80 deputetë për kuorum për të vazhduar me seancën për zgjedhjen e presidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...