Madrid/ Zjarri jashtë kontrollit, shkrumbohen 260 mijë hektare. Shkon në 1,200 numri i banorëve të evakuuar

Publikuar me datë:

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu të enjten rreth 100 kilometra në veri të Madridit vijon të përhapet me intensitet të lartë, duke shkaktuar dëme masive në zonat pyjore të Spanjës qendrore.

Sipas autoriteteve të zjarrfikjes dhe parandalimit të zjarreve (Infocam), zjarri ka përfshirë tashmë rreth 260 mijë hektarë tokë, ndërsa rreth 1,200 persona janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut.

Flakët nisën në fshatin Mierla, në rajonin e Guadalajara-s, pjesë e komunitetit autonom Castilla-La Mancha, dhe gjatë orëve të fundit janë përhapur kryesisht në zonën e Parkut Kombëtar Sierra Norte, duke vënë në alarm autoritetet lokale.

Ekipet e emergjencës vijojnë betejën me zjarrin, por kushtet e vështira atmosferike, temperaturat e larta dhe erërat e forta po e bëjnë më të vështirë kontrollimin e vatrave aktive.

Shqetësimi është rritur edhe për shkak të afrimit të një vale të re të nxehti në Spanjë, e cila sipas ekspertëve mund të përkeqësojë situatën dhe të rrisë ndjeshëm rrezikun për zjarre të reja katastrofike.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të prekura të ndjekin udhëzimet e emergjencës, ndërsa operacionet për shuarjen e flakëve vijojnë pa ndërprerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...