Një moment nga ceremonia e dorëzimit të Kupës së Botës është bërë viral në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga tifozët dhe komentuesit sportivë.
Në pamjet që po qarkullojnë online, pretendohet se në momentin kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të dorëzonin trofeun te kombëtarja e Spanjës, lojtarët e Argjentinës së bashku me stafin drejtues i kthyen shpinën skenës.
Ky veprim është komentuar gjerësisht në rrjet, disa komentues që e kanë cilësuar si një gjest jo sportiv dhe të papërshtatshëm për një ceremoni të tillë. Ndërkohë, pamjet kanë shkaktuar debate mes tifozëve, ku disa e kritikojnë qëndrimin e ekipit argjentinas, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë kontekst për situatën.

