Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë Socialiste

Publikuar me datë:

Kreu demokrat ka denoncuar qëndrimin e SPAK për hetimet për Arubën. Sipas tij SPAK fsheh emrat e zyrtarëve të lartë sepse është seksion i Partisë Socialiste.

Meqë jemi te milionat e eurove, dy pyetje. E para, gjatë firmosjes së procesverbalit nga ana juaj, konstatuat ndonjë fletë nga ‘Albanian Files’, dhe ju tha nëse e kanë regjistruar, dhe e dyta, i kishte marrë Kanye West paratë, 4 milionë euroshin?

Sali Berisha: Këtë e kam thënë me kohë. Kemi të bëjmë me një seksion, me një organizatë të Partisë Socialiste. Mos prisni ju as edhe një hetim përveç atyre që u urdhëron Edi Rama. ‘Albanian Files’, është një nga krimet më të mëdha, por krimi i të gjitha krimeve është krimi i zgjedhjeve dhe amnistia e krimit elektoral, natyrisht dhe fshehja e emrave të tre zyrtarëve që përfaqësuan narko-shtetin në Aruba.

Në dosjen që keni ju, janë emrat? Pse s’i bëni publike?

Sali Berisha: Jo, unë nuk kam dosjen, të jem i sinqertë. Kam të dhëna. Po ta kisha të garantoj që do i publikoja 100%. Unë kam të dhëna për emrat.

Emrin e Damian Gjiknurit e thatë dhe ai u betua që nuk ka qenë…

Sali Berisha: U betua në Kushtetutë dhe jo në Bibël sepse ky është një personazh kompleks. Ky Kushtetutën e ka si një prostitutë politike, Kushtetutën nuk e ka asgjë. E hedh në kosh.

Keni akuzuar Taulant Ballën që ka qenë në Aruba, rezulton që nuk është…

Sali Berisha: Prit një minutë. Jo, Taulantit nuk i kam thënë për Aruban. Taulantit jo. Jo, për Aruban nuk i kam thënë.

Taulanti ka të tjera, po atë nuk ia kam thënë sepse nuk kam të dhëna po ja thoja me kënaqësi.

Pra, lidhur me Aruban figuron emri i Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe i Damianit, që thotë betohem, betohu në Bibël, nuk pranoi të betohej në Bibël. Ia krijova mundësinë, urdhëro, i thashë, dil këtu, të nxjerrim Biblën dhe betohu. Atë jo, se ka qenë dhe në Athos.

Udhëtimi i tij në Athos, e dini ju atë ishullin e Athos?

Ishulli Athos është ishulli i misticizmit.

Aty është shumë e vështirë të pranohesh. Duhet të kalosh disa filtra purifikimi shpirtëror, po ky, unë e kam parë me sytë e mi në Athos këtë. Dhe andaj nuk pranoi të betohej në Bibël.

Po ju ç’donit në Athos?

Sali Berisha: Unë jo, unë shoh video. Unë shoh video shumë. Nuk kam qenë në Athos. Jo, nuk kam qenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...