Përplasje e fortë në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy persona përfundojnë te Spitali i Traumës

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy persona. Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë ndërhyrë për dhënien e ndihmës së parë.

Të lënduarit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit të Rrëshenit, ku kanë marrë trajtimin e parë mjekësor. Më pas, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe po punon për rikthimin e plotë të qarkullimit normal në këtë segment të Rrugës së Kombit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...

Shqetësimi për lekë mund të ndikojë shëndetin e trurit

Vështirësitë e vazhdueshme financiare mund të kenë pasoja të...