Nikaj-Mërtur/ Uqërit masakrojnë mbi 120 bagëti të një fermeri

Publikuar me datë:

Një sulm i rëndë nga ujqërit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në fermën e Andrea Ndout, një prej fermerëve më të njohur të qarkut të Tropojës.

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 korrikut, rreth orës 18:30, në vendin e quajtur “Livadhi i Madh” në Palç. Sipas të dhënave, menjëherë pas një shiu të rrëmbyeshëm, ndërsa djali dhe nipi i fermerit po grumbullonin tufën për ta kthyer në stan, një tufë ujqërish sulmoi bagëtitë, duke i shpërndarë në një territor të gjerë malor.

Nga 296 krerë bagëti, deri në mbrëmje u arrit të gjendeshin vetëm 130. Të nesërmen u organizua një operacion i gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e banorëve të Palçit, Salçës dhe Lekbibajt, veterinerit të zonës, kryeplakut, inspektorëve dhe me ndihmën e një droni.

Bilanci paraprak është i rëndë: 33 bagëti u gjetën të ngordhura, mbi 50 të tjera të plagosura, ndërsa një numër i konsiderueshëm rezultojnë ende të zhdukura. Kërkimet vazhdojnë në bjeshkët përreth.

Për ngjarjen janë njoftuar Drejtoria e Bujqësisë, Bashkia Tropojë, Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, Emergjencat Civile dhe shërbimi veterinar.

Veterineri i zonës, Valentin Ulndreaj, qëndroi gjatë gjithë ditës në terren, duke evidentuar dëmet dhe duke trajtuar me medikamente e qepje mbi 50 bagëti të plagosura.

Andrea Ndou, i cili mbarështon dele, dhi, lopë, derra, kuaj dhe shpendë, deklaron se humbja e rreth 124 krerëve përbën një goditje shumë të rëndë ekonomike për familjen dhe rrezikon vazhdimësinë e aktivitetit të fermës, e cila furnizon me produkte vendase bujtina dhe subjekte turistike deri në Valbonë.

Fermeri kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR-së dhe Emergjencave Civile për mbështetje financiare dhe dëmshpërblim, ndërsa apelon edhe për groposjen urgjente të kafshëve të ngordhura, të cilat përbëjnë rrezik sanitar në zonë.

Në përfundim, ai falënderon banorët dhe institucionet që u angazhuan në kërkimin e bagëtive dhe i qëndruan pranë familjes së tij në këto momente të vështira.

Burimi: News Power

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga prilli ndalohen pijet energjike për personat nën 16 vjeç në Britani

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç...

“Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS”

Gazetari Reldar Dedaj ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar...

Sarandë/ Goditën oficerin e policisë, shpallen në kërkim 3 personat me precedentë penalë

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë 3 autorët...

Grabiti xhiron ditore të një dyqani në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia, pasi...