Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec, dyshimet

Publikuar me datë:

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Starovë të Pogradecit.

Sipas raportimeve paraprake, zjarri ka nisur nga nje kasolle me dërrasa ngjitur me objektin dhe me pas është përhapur duke krijuar dëme të shumta materiale.

Dyshimet e para janë se zjarri ka nisur nga një shkendijë elektrike, por fatmiresisht 3 motra dhe nëna e tyre në atë moment ishin jashte baneses.

Zjarri rrezikoi dhe nje banesë tjetër ngjitur, por zjarrefiksja ka arritur ta vendosë zjarrin në kontroll. Në vendngjarje është zjarrefiksja dhe policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related