Grabiti një makinë dhe disa banesa, arrestohet në plazhin grek shqiptari

Publikuar me datë:

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 44-vjeçar, i cili dyshohet si autor i disa grabitjeve në veriun e Evias dhe Ftiotidë.

Sipas raportimeve nga mediat greke, shqiptari, banues në Istiaia, kishte kryer një vjedhje fillimisht në Edipsos, ku kishte marrë një automjet nga oborri i një shtëpie. Pas kësaj, ai kishte udhëtuar drejt Ftiotidës, duke vazhduar aktivitetin e tij kriminal.

Një ditë më vonë, ai dyshohet se ka hyrë me forcë në shtëpinë e një mësueseje në Nea Anhialos, nga ku ka marrë bizhuteri, orë, një laptop, një tablet dhe objekte të tjera me vlerë.

Identifikimi i tij është realizuar pas lokalizimit të tabletit të vjedhur nga pronarja e shtëpisë, e cila përdori një aplikacion për të gjurmuar vendndodhjen e tij. Ajo e informoi menjëherë policinë, e cila iu përgjigj duke shkuar në zonën e Glyfës në Ftiotidë.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan në automjetin e të arrestuarit tabletin dhe disa sende të tjera të vjedhura. Hetimet e mëtejshme zbuluan gjithashtu se makina që ai përdorte ishte gjithashtu e vjedhur.

Në momentin e arrestimit, shqiptari ndodhej në plazh dhe, përpjekur të largohej, u neutralizua dhe u arrestua nga forcat policore greke.

Sipas autoriteteve, verifikimet treguan se 44-vjeçari ishte në Greqi ilegalisht që nga viti i kaluar. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse ai ka pasur përfshirje në vjedhje të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...